FSHF ka publikuar sot listën me futbollistët e grumbulluar të Kombëtares që trajneri Chritian Panucci ka zgjedhur të sfidojë në dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve Italinë dhe Spanjën. Mirëpo në këtë listë ku bëjnë pjesë 26 lojtarë, janë edhe Ledian Memushaj e Liridon Latifi që për FSHF-në nuk kanë mbërritur informacionet e merkatos së verës.

Në tabelën e shpallur nga federata përbri emrave të futbollistëve shënohet edhe skuadra kua ata aktivozhen. Kështu sipas FSHF-së Memushaj luan ende me Pescara-n pavarësisht se gjatë verës kaloj te Benevento dhe e njëtja situatë është edhe për Latifin. Ai prej afro një muaji ka kaluar në Hungari te Pushkash Akademi ndërsa në listën e publikuar lihet të kuptohet se është ende pjesë e Skënderbeut.
Lista-470x477
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb