BULQIZË- Një furgon me 9 pasagjerë është bllokuar nga bora në Bulqizë. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se furgoni për më se dy orë ka mbetur i bllokuar në aksin rrugor Klenjë-Streblevë, i cili është mbuluar nga dëbora.

Kanë qenë banorët e zonës që iu kanë shkuar në ndihmë pasagjerëve duke ndihmuar në zhbllokimin e rrugës. Për ngjarjen janë lajmëruar edhe autoritetet vendore, të cilat po punojnë për hapjen e rrugës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: