Liepzing zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer mbrëmë në “Champions League” duke mundur Porton me rezultatin 3-2. Gjermanët të cilët në takimin e dytë në grup pësua disfatë kundër turqve të Besiktas, me fitoren kundër portugezëve morën vendin e 2-të.

Mirëpo një episod në minutat e para të takimit mori jo pak vëmendje. Futbollisti i Liepzig, Jean-Kévin Augustin, dribloi me një lëvizje fantastike dy kundërshtarë duke befasuar këdo, përfshirë edhe publikun.

Futbollisti francez vetëm 20-vjeçar paraqitjen e tij fantastike nuk e ndali këtu, ai shënoi edhe golin e tretë për ekipin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: