Debutimi në Botëror padyshim që do të mbahet mend gjatë për sulmuesin e Suedisë, Marcus Berg. Jo vetëm për fitoren kundër Koresë së Jugut, por edhe mënyrën sesi i ka bërë të afërmit e tij të ndjehen në këtë moment të veçantë.

Është djali i tij 4-vjeçar, i cili qëndronte në tribunë së bashku me të ëmën, që nuk i ka mbajtur lotët teksa shihte babain e tij të zbriste në fushë.

Është bashkëshortja e futbollistit, Josefine, ajo e cila ka ndarë këtë moment me të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb