TIRANE- Pas deklaratës që bëri raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein se Gjermania është pro hapjes së negociatave, por edhe pas sinjaleve pozitive që përcollën mediat gjermane, vjen reagimi nga ministri Ditmir Bushati.

Ky i fundit përmes një reagimi për mediat falënderoi publikisht kancelaren gjermane Angela Merkel për mbështetjen. Mes të tjerash ai iu kundërpërgjigj edhe pretendimeve të PD se Gjermania ishte kundër hapjes së negociatave.

“Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë?Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma. Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!”, u shpreh Bushati.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: