Teksa ish-kryeministri Sali Berisha është kundër bojkotit parlamentar, një gjë të tillë nuk e mbështet deputeti Helidon Bushati. Ky i fundit në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, theksoi se nuk duhej të kishin komplekse nga bojkoti parlamentar, pasi duhej parë si opsion për të treguar kështu se cila ishte dhe opozita e vërtetë.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb diskutimet mes deputetëve.

Helidon Bushati: Mendoj se duhet te bëhemi interesant politikisht, se ka humbur interesin i medias dhe publikut, ka humbur pak interesi tek aksionet tona politike. Unë besoj doktor se ne nuk duhet ta përjashtojmë edhe bojkotin, jo një bojkot pafund, po një bojkot me një kohe te caktuar dhe që ka qëllime të qarta politike. Nuk duhet te kemi kompleks bojkotin. Nuk duhet te jete instrumenti i pare, por pasi të ezaurojmë instrumentet e tjerë, pse jo edhe bojkot. Mund te jetë 1 javë, 2 javë, e përcaktojmë, por do te jetë bojkot që qytetaret shqiptare ta kuptojnë kush është opozita e vërtetë. Dhe po dolëm ne nga parlament aty do të mbesin disa deputete. (I referohet Bashës dhe deputeteve mbështetës te tij)

Berisha: Jam duke te te ndjekur me vemendje Bushat.

Helidon Bushati:
Duhet ta nisim me shkalle, aksionin tonë. Nuk duhet te shkojmë direkt në veprime ekstreme. Duhet ta nisim me këtë që kemi nisur neper komisione, të kundërshtojmë dhe reagojmë. Pra duhet te shkojmë në ngritje. Nqs ata nuk reflektojnë, jam patjetër, sikundër tha Leskaj, se me nxiti, jo me inspiroj, thjesht nxitje, mund të shkojmë edhe tek greva e urisë. Pra nuk bie dakord me doktorin, që thotë që jam absolutisht kundër bojkotit. Pra ne të mos e kemi qellim në vetvete bojkotin, të mos e kemi të gjatë, por si akt mund ta bëjmë. Pra ky akt tregon se kush është edhe opozita e vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: