GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar sot 1.040 rrënjë kanabis sattiva. Mësohet se droga u gjet në vendin e quajtur “Përroi I thatë” në fshatin Gusmar të Kurveleshit.

Burime policore bënë me dije se hashashi ishte mbjell në katër parcela të hapura rishtas. Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: