I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Ernest Gjoka, ish-trajner i shumë skuadrave në kampionatin shqiptar, foli për arritjen e Kroacisë në këtë Botëror.

A kishte fat Kroacia në këto ndeshje të Botërorit

“Në futboll edhe fati është një pjesë e rëndësishme. Unë mendoj se Kroacia na tregoi se nëqofëse di të menaxhosh një skuadër, di t’i marrësh më të mirën lojtarëve dhe mbi të gjitha mos të dorëzohesh do të fitosh me patjetër.

Këto skuadra shkojnë larg sepse ka një punë shumë të madhe. Kroacia është më meritë këtu është.”

Pika më e fortë e Kroacisë

Nuk po flasim për një Kroaci me yje si Ronaldo apo Messi. Ata kanë sjellë një grup lojtarësh që kanë cilësi, por nuk janë më të mirët në botë. I gjithë suksesi i kësaj Kroacia ka qenë se trajneri ka ditur të marrë më të mirën dhe ka ditur të menaxhojë presionin.

Për Kroacinë si shtet.

“Një nga akademitë më të mira në botë është Dinamo e Zagrebit. Asgjë nuk vjen rastësisht. Është bërë një punë e madhe. Jam shumë i gëzuar si një ekipi si Kroacia, jo me emër shumë të madh, mund të bëhet i madh.”

(BalkanWeb)