ELBASAN– Pas rreth 8 oresh, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe 5 ish punonjësve të ARRSH pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika. Gjithashtu masa ‘arrest në burg’ është dhënë edhe për Agron dhe Kujtim Hysa si dhe Andi Toma. Gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për Rexhep Tarba dhe Rezarta Bakçiu.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dashamir Xhikën, në një tjetër hetim, ku ky i fundit akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për rrugën Tiranë-Elbasan.

GJYQTARJA LEXON VENDIMIN

Vendimi gjykata Elbasan

Pas kallëzimit penal të bërë pak kohë më parë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili vinte nga radhët e LSI.

Pas kësaj kërkesë, janë lëshuar 11 urdhër-arreste, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka vendosu kontroll banese për Xhikën dhe 5 persona të tjerë, të cilët akuzohen për abuzim me detyrën, e konkretisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat për ndërtimin e kësaj rrugë kanë nisur që në vitin 2009.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: