Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Gjykata e Tiranës i përgjigjet Tahirit: Ja përse e zëvendësuam gjyqtarin e gatshëm Adriatik Bocaj me Arjan Aliajn

gjykata-e-tiranes

TIRANE – Gjykata e Tiranës u ka dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lidhur me procedurat e caktimit të gjyqtarit Arjan Aliaj në gjykimin e kreut të policisë, Haki Cako.

Kryetari i kësaj Gjykate, Fatri Islamaj sqaron se kërkesat penale gjatë hetimeve paraprake nuk i nënshtrohen shortit, por gjykohen nga gjyqtari i gatshëm i caktuar me Urdhër të Kryetarit të Gjykatës sipas planifikimit.

Gjykata e Tiranës konfirmon se gjyqtari i planifikuar për të zhvilluar masat e sigurimit për datën 06.06.2016 e ka qenë Adriatik Bocaj, por ai ka kërkuar përjashtimin nga masat e sigurimit për arsye serioze shëndetësore të vëllait të tij, i cili do t’i nënshtrohej një operacioni në kokë. Për këtë arsye Bocaj është zëvendësuar me gjyqtarin Arjan Aliaj.

“Theksojmë se ky zëvendësim i bërë brenda të gjithë kompetencave dhe detyrimeve që ligji i ngarkon Kryetarit të Gjykatës është bërë përpara se të paraqiteshin kërkesat e Prokurorisë për masat e sigurimit për punonjësit e policisë të paraqitura disa orë më vonë.”- thuhet në deklaratën e Gjykatës së Tiranës.

REAGIMI I PLOTE I GJYKATES SE TIRANES
Duke marrë shkak nga pyetjet publike të ngritura nga Ministri Tahiri lidhur me procedurat e caktimit të gjyqtarit Arjan Aliaj në gadishmërinë për të shqyrtuar kërkesat në fazën e hetimeve paraprake, Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë sqaron opininin publik si vijon.

Bazuar në nenin 18 të Ligjit Nr. 9877 datë 18.02.2008 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimit Nr. 238/1/a datë 24.12.2008 “Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore” (neni 1 paragrafi 2) të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesat penale gjatë hetimeve paraprake nuk i nënshtrohen shortit por gjykohen nga gjyqtari i gatshëm i caktuar me Urdhër të Kryetarit të Gjykatës sipas planifikimit. Edhe masat e sigurimit te dhëna nga gjyqtari A.Aliaj me datë 06.06.2016 ndaj shtetasve H. Çako, A. Duka dhe E. Xhelilaj në aspektin procedurial klasifikohen si kërkesa penale të paraqitura nga Prokuroria gjatë fazës së hetimeve paraprake.
Në kuadër të transparencës së plotë me publikun dhe Institucionet shtetërore sqarojme se në kalendarin e planifikimeve të gjyqtarëve të gatshëm për muajin Qershor 2016 (të përpiluar në datën e 31 Maj 2016) gjyqtari i planifikuar për të zhvilluar masat e sigurimit për datën 06.06.2016 e ka qenë gjyqtari Adriatik Bocaj.

Por në mëngjesin e datës 06.06.2016 ora 08.15 min gjyqtari Adriatik Bocaj ka paraqitur një kërkesë drejtuar Kryetarit të Gjykatës ku kërkonte përjashtimin nga masat e sigurimit për arsye serioze shëndetësore të familjarit të tij. Ky gjyqtar ka venë në dijeni me shkrim Kryetarin e Gjykatës për pamundësinë për të qenë prezent në detyrë për shkak se duhet të ishte prezent në ndërhyrjen kirurgjikale në kokë të vëllait të tij dhe planifikonte që të mos jetë në gjykatë edhe në datat 07 dhe 08 Qershor.

Në këto kushte brenda të gjitha kompetencave dhe detyrimeve ligjore nga Kryetari i Gjykatës janë marrë masat për zëvendësimin e këtij gjyqtari me gjyqtarin Arjan Aliaj me urdhrin Nr. 8406 dt. 06.06.2016 ku arsyet e zëvendësimit janë cituar në këtë urdhër dhe bashkëngjitur ka dhe kërkesën e bërë nga gjyqtari A.Bocaj. Theksojmë se ky zëvendësim i bërë brenda të gjithë kompetencave dhe detyrimeve që ligji i ngarkon Kryetarit të Gjykatës është bërë përpara se të paraqiteshin kërkesat e Prokurorisë për masat e sigurimit për punonjësit e policisë të paraqitura disa orë më vonë.
Kryetari Fatri ISLAMAJ

TAHIRI: GJYQTARI ARJAN ALIAJ NUK U ZGJODH ME SHORT
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zbuloi detaje të reja nga gjykimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Cako, duke ngritur akuza për mënjanimin e shortit të gjyqtarëve dhe caktimin e gjyqtarit Arjan Aliaj, për të përmbushur një vendim politik.  Sipas ministrit Tahiri, gjyqtari Aliaj nuk ishte gjyqtar i gatshëm, por është caktuar në kundërshtim me ligjin.

“Dua të bëj me dije fakte skandaloze që dëshmojnë se si funksionon sistemi i drejtësisë në këtë vend, se si preferencat politike kthehen në vendime dhe se si tërhiqen gjyqtarët me pinca, ku ka nevojë që vendimi politik të shkojë deri në fund, për të ndalur rrugën tonë për të çuar përpara reformën e drejtësisë. Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin ndaj drejtorit Haki Cako nuk ishte i gatshëm, gjyqtari i gatshëm duhet të ishte Adriatik Bocaj. Shorti në fakt për çudi është mënjanuar dhe gjyqtari që ka marrë përsipër këtë çështje ishte gjyqtari Arjan Aliaj. Unë i drejtoj një pyetje KLD, unionit të gjyqtarëve, sindikatave të gjyqtarëve, presidentit e kujtdo që mund të japë një përgjigje për këto pyetje, për cilën arsye jashtë ligjit,  jashtë shortit, u përzgjodh gjyqtari Aliaj për të dhënë vendimin për drejtorin Haki Cako? Për cilën arsye nuk u respektua ligji?”- deklaroi ministri Tahiri.
(er.nu/BalkanWeb)


Komente ( 14 )

  • Sa here e degjoj emrin e ketij gjyqtari te korruptuar dhe anetar i PD, me vjen peshtire per sistemin gjyqsor. Arjan Alija vetem me shkolle te mesme, u caktua para 20 e ca vitesh per nje kurs intesiv 6 mujor qe do e pergatiste per gjyqtar. Dhe deri me sot ka bere corap 1001 raste te gjykuara, ku jane liruar me mijera kriminele dhe vrases kundrejt pageses dhe ekzekutuar me dhjetera urdhra politike ne gjykate.

    A eshte kjo drejtesia,qe duam, JO! Tani e vetem REFERENDUM per reformen ne drejtesi…

    • çfare sigurie jep ti qe e ashtuquajtura reforma ne drejtesi thjesht nuk kalon topin nga e djatha ne te majte? Mua me duken te gjithe njesoj, nderkohe qe ty çfare te shtyn ti besosh te majteve qe duan reformen per shqiptaret e jo per vete? pergjigju pa share te lutem

  • Clp

    Ore po su shua raca e demokrateve kriminel dhe te pangopur me lek dhe te pangopur duke e mbajt kete vend peng skemi per tu ber kur shtet normal,kopilat e berishes ju jeni me servilat e shqiperis dhe kriminelat e atij plakut te pjerdhur nga trut, PD ne shqiperi perfaqson krimin,korupsionin,ju demokratet je te ter k*ckat e saliut

  • Gjykata dolen hapur qe e nderruan gjykatesin me nje gjykates kriminel. Gjykatat jane karteli mafioz me i fuqishem ne vend

  • Nuk digjet jorgani per nje plesht zoti kryeminister dhe boll e perdoret emrin e drejtorit te policise se nuk eshte ushtari juaj. Po ju urrejne te gjithe policet e ndershem

  • Qe Saje Qorri eshte totalisht i paafte per ate post kete nuk e luan ad topi por problemi eshte se duhet te largohet sa me shpejt nga aty ku eshte ne menyre qe e gjithe Ministria e Brendshme dhe institucionet ne varesi te saj te kthehen nga zbatimi i ligjit duke mos vazhduar me ne rrugen pa krye ku i ka futur dhe po i terheq zvarre sivellai i Feçor Shehut , Saje Qorri ( Shullazi ) !

  • Dil e llap tani Edi Rama! Fute neser ne parlament rreformen ne drejtesi qe ta hash dysh

  • Normal qe nuk ishte prezent ai avokati tjeter…do ta operonte ai vellan…se pervecse avokat ben edhe doktorin…po normal ca pret nga keta horra se avokat nuk jane me nje kurs 6 mujorsh apo me dipllom kristali…reforma reforma dhe vetem reforma ua tregon vendim ketyre

  • ana

    E cfare i ngeli ketij ministri pas kesaj pergjigje vecse te quhet i paafte

  • Si ka mundesi more shqiptare nese e quani veten te tille ? Qe sali berisha esht akoma i lire me gjith vrasjet dhe skandalet qe ka bere? A e pyesni ndonjher veten per familjet e gerdecit apo te 21 janarit? Nese i thoni betes shqiptare ather dubet ta kuptoni se si nje gjyqtare me rrog 800 mij te vjetra mund te ket pasuri 2 ose 3 miljon euro? Dhe kan fytyre dalin e flasin per drejtesi. Po sajmirit mir tja bejn sepse kur erdhi ne puabtet u betua qe do i arrestoje e tani rri si buf.

  • Kush jane keta dy mjellosh plehra m”qe bejn ham gam gjuthe diten per reformen ne drejtesi dhe ketej duah reform sipas drejtesis qe mendojn keta plehra. Bravo gjykata e prokuroria shkarkojini e rrasini brenda keta plehra politikane si te majt e te djathe mos hani presionet e ketyre flliqesirave vazhdoni zbarini ligjin deri ne fund sic thone dhe vet keta plehra qente le te lehin karavani perpara le te behet drejtesia qe nga koka ashtu sic i takon

  • Eshte turp i madh te kesh nje minister si ky. Ky nuk eshte i zoti as te ruaj zyren e tij nga cimkat,

  • ili

    Faleminderit zoti Minister, menjefjale mos ti degjojme vendimet e gjykatave as per dritat e as per taksat se nuk ka drejtesi jane po keta njerez.

  • asi

    Si ka mundesi nje Institucion si Gjykata te merret me nje pervers,drogaxhi e burgaxhi si Sajmir qorri ?!Eshte turp i madh….!Mos e ulni pjacen te bini ne nivelin e banditeve qe jane kapur ne flagrave e po iu dridhen leqet,keshtu e ka ligji eshte i frikshem e kush me mire se frikacaku edvin shullazi nuk e njeh,prandaj ka dalldise si skico qe eshte !

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .