Google Home ende nuk është në dispozicion në Itali, por kjo mund të ndodhë së shpejti sepse ky altoparlant i mençur tashmë ofron mbështetje për gjuhën italiane.

Me këtë, altoparlanti Home tani ofron mbështetje për nëntë gjuhë të huaja në total.
Ata të cilët kanë testuar mbështetjen për gjuhët e reja kanë konfirmuar se pajisja ishte në gjendje që të njohë zërat e ndryshme. Megjithatë, kontrollet për automatizimin e shtëpisë, rutinave dhe shkurtesave ishin ose të prishur ose mungonin në tërësi.

Ende pritet që Google të njoftoj zyrtarisht këtë ndryshim, e sidomos kur është caktuar lancimi për Italinë.

google

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: