Avokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka komentuar përplasjen e fundit mes Athinës dhe Tiranës dhe deklaratat e ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kammenos. Duke iu drejtuar Kammenos, Ngjela e quan ‘mavri me bojë’ dhe thotë se Greqia nuk mund të bë dot asgjë, pasi është në pikë të hallit.

Ngjela shkruan më tej se aleatët e ngushtë të kësaj kohe të Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjermanët dhe amerikanët, ‘janë ata të cilëve iu keni vjedhur paratë’, ndaj sipas tij, Greqia do t’i paguajë të gjitha dëmet ndaj shqiptarëve.

“Ministri grek na bëri për të qeshur.
Na ishte veshur edhe ushtarak.
Por na gajasi një tjetër injorante që e paskësh sjellë në Shqipëri Vangjel Dulja.
Kanë marrë zemër siç duket edhe nga Saliu.
Të shpëtojmë detyrimin për genocidin çam; të shpëtojmë detyrimin për pronat çame.
Të shpëtojmë nga guximi që po marrin shqiptarët për të folur shqip në Igumenicë, Prevezë e kudo në Epirin puro shqiptar.
Dhe, njëherësh, të shpëtojmë dhe Sali Berishën, dhe aradhën e tij të korruptuar, nga ndëshkimi në Shqipëri.
O mavri me bojë: asgjë nuk bëni dot se jeni në pikë të hallit! Të gjitha detyrimet që iu keni Shqipërisë dhe shqiptarëve, do t’i paguani e do t’i dorëzoni një e nga një. Iku koha e falsifikimit të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aleatët e ngushtë të kësaj kohe të Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjermanët dhe amerikanët, janë ata të cilëve iu keni vjedhur paratë. Nuk bëni dot më asnjë lojë fallco. Do t’i paguani të gjitha, bashkë me dëmet që në një shekull iu keni shkaktuar shqiptarëve.
Nuk i trembni dot me luftë shqiptarët: jeni të humburit e medhenj të shekullit. XXI. Duhet të paguani paratë e dëmeve…”, shkruan Ngjela.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: