BRUKSEL- Komisioneri për zgjerim i BE Johannes Hahn zhvilloi një takim e më pas një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Gjatë takimit u diskutua për integrimin e Kosovës në BE dhe emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve të Kosovës.

Në fokus të takimit ishte çështja e integrimit të BE, ku sipas Hahn Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm. Hahn nënvizoi si moment tejet të rëndësishëm formimin e qeverisë dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. Komisioneri për zgjerim i uroi Kosovës një të ardhme të mirë.

Sa i takon çështjet të emigrimit të pa ligjshëm Hahn tha se kjo duhet zgjidhur. Shqiptarët e Kosovës nuk duhet të largohen nga vendi i tyre, dhe për këtë qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme. Edhe shtetasit e larguar tashmë duhet të rikthehen në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se do të punojnë fort për liberalizimin e vizave dhe se Prishtina është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: