KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua të enjten me Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei.

“Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë. Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjikë në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Gjatë ditës, në qëndrimin e tij në SHBA, Haradinaj ka takuar edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, me të cilin ka diskutuar për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit.

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, biseduam për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë…”, ka thënë Haradinaj.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb