Luftëtari ishte shumë pranë fitores së parë pas 3 javësh pa marrë pikët e plota, por edhe këtë herë njëjtë si në sfidën e fundit ka pësuar gol në të rënë të bilbilit. Një javë më parë ishte Vllaznia që i hiqte dy pikët nga duart, ndërsa sot, është Teuta ajo që me anë të futbollistit me ngjyrë Bangal, barazon shifrat në minutën e 95-të, 1-1.

Gjirokastritët dukeshin shumë afër realizimit të objektivit, “blindimit” të vendit të katërt pasi Vllaznia pësoi një disfatë të rëndë në Laç me shifrat 3-0, por kjo nuk u bë e mundur pasi durrsakët marrin pikën mjaft të dëshiruar për mbijetesë.

Kur mbeten edhe dy sfida për të mbyllur javën e 36-të të kampionatit, Luftëtari renditet e katërta me 43 pikë, 4 më shumë se Vllaznia që sërisht duket larg Kupave të Europës, ndërsa Teuta mbetet e 6-ta me 36 pikë, 1 më shumë se Tirana që luan takimin e saj ndaj Skënderbeut në Korçë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: