Dashi
Koha e mbarimit të punës është një bekim i vërtetë nga qielli, nëse filloni të ndiheni pak të lodhur dhe mezi prisni orën kur të mund të shijoni lirinë. Merreni në dorë kohën dhe hapësirën tuaj, pa e vrarë mendjen se kë keni në krahë.

Demi
Me Plutonin që ndikon, një sjellje e mirë dhe me pozitivitet është gjëja më e mirë që mund të bëni. Të jeni të sigurt që patneri dhe ata që ju rrëthojnë do ta vlerësojnë shumë këtë gjë. Do të ishte e udhës që të mos përziheshit me gjëra që nuk ju takojnë.

Binjakët
Fillimi i javës do jetë pak i ngadaltë duke qenë se nuk dini si të menaxhoni disa çështje që ju dalin përpara. Rrezikoni të krijoni dyshime të pabazuara. Dëshironi të përmirësoheni, por në këtë moment duhet të mjaftoheni me rezultatet e arritura.

Gaforrja
Do të prisni me frikë ardhjen e një mesazhi të rëndësishëm, që po ju mban nën tension. Hiqeni këtë mendim nëse nuk doni që të shtomi ankthin. Ndoshta adresa ishte gabim, ose dërguesi e ka harruar fare. Por ju nuk i duroni dot pakujdesitë.

Luani
Planetet këshillojnë të jeni të përmbajtjtur, në mënyrë që të mbani për vete disa sekrete. T’u hapeni të tjerëve gjithandej nuk do të ishte gjë e zgjuar. Mund të konstatoni se besimi që keni tek disa persona të njohur së fundmi nuk ka qenë një gjë e arsyeshme.

Virgjëresha
Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

Peshorja
Me Saturnin që ju buzëqesh do të vini në pah nevojën për t’u përmbushur profesionalisht në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Urani është kundra, një pengesë mund t’ju shfaqet para rrugës suaj, por që keni mundësi ta kaloni.

Akrepi
Do të kuptoni që është më e udhës të ballafaqoheni me personin e zemrës, për të gjetur kështu solucione të dobishme. Me dialog do t’ia dilni të rregulloni gjithçka. Në punë jini të ndërgjegjshëm për gjithçka bëni, nëse nuk doni që ndonjë epror t’ju vihet nga pas.

Shigjetari
Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk i keni bërë llogaritë me ata që duhet të ndani meritat. Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq.

Bricjapi
Ndikimi i Jupiterit në disa raste mund t’ju ngrejë ndonjë kurth, duke ju shkaktuar disi stres. Do të keni vështirësi të vazhdoni rutinën. Do të ketë vonesa të mundshme në zbatimin e një projekti profesional, mos e jepni veten.

Ujori
Me Diellin dhe Mërkurin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm tek ju.

Peshqit
Të dish të zgjedhësh për më të mirën nuk është e lehtë, kur bëhet fjalë të mendoni si për mirëqenien tuaj, ashtu edhe për atë të të tjerëve. Njerëzit i besojnë instinktit tuaj dhe kjo ju pëlqen, por pyetja shtrohet nëse u zini besë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb