Dashi 21 Mars – 20 Prill

Planetët në mbrëmje ju dhurojnë një avantazh më shumë. Do të mbizotëroni skenën profesionale me frymëzim, me shpirtin e iniciativës dhe mprehtësinë e reflekseve. Një takim do të bëjë që të ëndërroni me sy hapur. Emocione të forta do të bëjnë që të përjetoni momente me shumë pasion.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Me mbështetjen e Jupiterit do të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme, me të cilën keni kohë që merreni. Duhet të jeni mirënjohës për aftësitë tuaja bindëse, nëse një mik ndryshon mendje dhe kthehet t’ju takojë.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Do të përballeni me Saturnin, që priret t’ju vështirësojë çdo gjë, me një buzëqeshje. Duke qëndruar të gëzuar dhe pozitivë, do t’ia dilni të jepni më të mirën. Në rrethin shoqëror, do të jeni tepër të vlerësuar për gjallërinë e nismave tuaja.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, dhe do të arrini shpejt të gjithë objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë te kontaktet e reja dhe hidhni të zezën mbi të bardhë.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Gjeste të vogla dhe këshilla të një kolegu më me përvojë nuk do të bien në vesh të shurdhët. Do t’i merrni në konsideratë dhe do t’ju shërbejnë për të bërë zgjedhjet e duhura. Më në fund gjendja juaj ekonomike është në rritje, edhe pse duhet të merreni me angazhime të së kaluarës.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Bashkëveprimi i planetëve e thekson pasigurinë, të provokuar nga Hëna që është kundër jush. Dhe kjo ju bën të cenueshëm nga mashtrimet e iluzionit. Pas kërkesave tuaja plot ëmbëlsi, partneri do t’ju përgjigjet me nxitim romantik dhe pasionant.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Me Plutonin që ju vëzhgon tërthorazi, duhet të bëni kujdes ndaj rrëmujës së vazhdueshme që shkakton në organizimin e përditshëm të jetës suaj. Nëse disa çështje do të shfaqen sërish, janë shenja se vështirësitë dhe keqkuptimet nuk janë sqaruar kurrë plotësisht.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Mos e sforconi një gjë që ka nevojë për kohën e vet. Mbajeni nën kontroll gjaknxehtësinë tuaj, edhe pse një familjar do t’jua çojë në kufi durimin. Në dashuri do të shprehni autonomi dhe besim, por gjithashtu do të tregoni se jeni edhe shumë xhelozë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Hëna në qiellin tuaj përballë Diellit do t’ju vërë në provë. Do të zbavitet duke bërë të shfaqen tensione që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe nuk do të jeni tolerantë madje edhe përballë keqkuptimeve të vogla me të tjerët.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Neptuni kundërshtar jep sinjale për ndryshime të mundshme në mjedisin e punës. Mund të ndryshojë disa zakone. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Me Saturnin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm te ju.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Urani do të ndikojë te ju, duke bërë që të jeni veçanërisht dyshues dhe gjaknxehtë. Probleme të pazgjidhura do të kthehen në qendër të vëmendjes. Duke menduar mbi zgjedhje të bëra së fundmi që ju kanë bërë të lumtur, do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të keni vetëbesim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb