Dashi
Edhe pse duhet të prisni ndonjë polemikë të provokuar nga Plutoni kundërshtar, do merrni lajme të bukura dhe interesante nga Urani. Do përjetoni një gëzim të madh. Një mik që keni kohë që nuk e keni parë do kthehet tek ju.

Demi
Dielli, Mërkuri dhe Jupiteri kundërshtarë tek Shigjetari nuk do bëjnë asgjë për t’ju ndihmuar. Përkundrazi, keni tendencën të nxitoheni për çdo gjë. Kini kujdes, duhet të jeni më të përqendruar nëse nuk doni të përballeni me të papritura të pakëndshme.

Binjakët
Para se të ndërmerrni angazhime të reja, vlerësoni mirë sa energji keni në dispozicion për të përmbyllur çështjet e lëna përgjysmë. Mund të gaboni për diçka të rëndësishme, jini më të kujdesshëm dhe të zgjuar.

Gaforrja
Dielli së bashku me Jupiterin do t’ju japin një shans për të përmbushur dëshirat tuaja, duke i dhënë botës suaj emocionale një kthesë të dobishme. Hakmarrja ndaj një personi që shpesh ju ka prishur planet do t’ju bëjë të fitoni vetëbesimin.

Luani
Ndryshimet në horizont keni kohë që i prisni dhe tani ka ardhur momenti. Jepini atyre hapësirë në ekzistencën tuaj, vazhdoni me vendosmëri. Nëse jeni beqar, kini më tepër besim tek njohjet e reja. Çiftet do jenë në harmoni të plotë.

Virgjëresha
Me Neptunin kundër, do keni nevojë t’i përkushtoheni vetes, ndoshta duke gjetur pak kohë për pushime të shkurtra. Mos u besoni premtimeve të parealizueshme, mos humbisni kohë për persona që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj.

Peshorja
Sot do ndjeheni krejtësisht të qetë. Hëna tek Shigjetari ju shtyn drejt aktiviteteve të reja dhe aventurave. Në profesion do t’u përkushtoheni rregullisht dhe në mënyrë metodike angazhimeve të zakonshme.

Akrepi
Po kërkoni për punë? Me Jupiterin në shenjë mund të guxoni për të arritur edhe të pamundurën. Është periudhë e përkryer për të firmosur një kontratë të rëndësishme. Mos e teproni me ankesat për të kompensuar situatat pak të favorshme. Përpiquni të mos konsumoni shumë ushqime.

Shigjetari
Duke qenë se Hëna është mike e Venusit, por armiqësore ndaj Neptunit, do ju duket sikur problemet po largohen, por ndjenja e mirëqenies që do pasojë do jetë thjesht një iluzion. Një person i afërt ka nevojë për ndihmën tuaj që të qartësojë idetë për një çështje të rëndësishme.

Bricjapi
Me Marsin negativ, përpiquni të mos kërkoni pretekste të kota për të acaruar gjendjen në shtëpi ose për të shprehur nervozizmin që keni për shkak të punës. Do kaloni mbrëmjen me miqtë e zakonshëm që do jenë për ju një oaz i vërtetë paqeje dhe qetësie.

Ujori
Trekëndëshi i Venusit, Marsit dhe Uranit inkurajojnë në mënyrë të mrekullueshme aktivitetet tuaja në fushën artistike dhe intelektuale. Do arrini rezultate të shkëlqyera në punë, por edhe në jetën shoqërore.

Peshqit
Sot do të jeni të zhytur në ëndërrime për shkak të bashkëveprimit të Hënës më Neptunin. Mos u fshihni pas justifikimeve të kota, por mundohuni të gjeni zgjidhje për një problem në familje. Do ju shfaqen mundësi të mira në karrierë ose për të gjetur punë, tregohuni të gatshëm t’i shfrytëzoni si duhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb