Dashi 21 Mars – 20 Prill

Hëna kundërshtare vë çdo gjë në diskutim. Plane jo shumë të qarta, partneri juaj propozon shumë gjëra por pastaj tërhiqet. Parimet themelore sidoqoftë mbeten të qëndrueshme, të ruajtura nga mbikëqyrja vigjilente e Saturnit.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Do jeni mirë vetëm nëse keni mundësinë t’i merrni gjërat lehtë, ashtu siç bëni gjithmonë. Përveç stresit, nga nxitimi mund të gaboni. Keni dëshirë të bëni ndryshime në shtëpi, ndonjë modifikim mund ta bëjë ambientin më funksional.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Shoqëri argëtuese dhe e paparashikueshme nëse jeni akoma me pushime. Sport dhe argëtim gjatë ditës, kërcim dhe shëtitje në darkë: praktikisht një zbavitje e përhershme! Ditë ideale edhe për të pritur miq.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Ditë stresuese. Një seri ndryshimesh në minutën e fundit ju irritojnë deri në atë pikë sa të hiqni dorë nga planet tuaja. Një ndihmesë e vogël vjen nga interesat tuaj që ju çojnë larg, në krahët e fantazisë.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Me trekëndëshin e Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj, sot do shijoni çdo gjë! Përgatitje të mëdha për një ngjarje të rëndësishme. Më elegancën, entuziazmin dhe krenarinë tuaj do jeni në qendër të vëmendjes!

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Ditë pa entuziazëm, por për fat të mirë edhe pa telashe. Nëse ndjeheni në kurth, jeni ju vetë që e krijoni, duke mbështetur presionet e të tjerëve. Sot ju pëlqen të rrini pak vetëm: heshtja nxit imagjinatën dhe sjell në dritë krijimtarinë.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Hëna kalon në shenjë bashkë me Jupiterin në harmoni me Marsin dhe Saturnin. Sot sidoqoftë nuk ju mungon asgjë: ndjeshmëri, fat, energji. As ironia delikate, e drejtuar ekskluzivisht ndaj atyre që e meritojnë, nuk është e aftë të godasë shenjën.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Ditë jo shumë interesante, me Hënën e heshtur dhe Saturnin jo shumë mbështetës që ju kujton shpenzimet e nevojshme. Në shoqëri ju pëlqejnë sepse jeni shumë të hapur dhe vërejtjet tuaja gjithmonë qëllojnë në shenjë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Në çift me Jupiterin, Hëna miqësore sot nxjerr në pah emocionet e forta. Ndjeheni mirë në shoqërinë e miqve të ngushtë. Një çështje ligjore ju nervozon, ndoshta duhet të ndiqni këshillat e një miku të afërt.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Falë Hënës tek Akrepi në trekëndësh me Neptunin, do jeni në qendër të vëmendjes në shoqërinë tuaj, diçka që ju bën të ndjeheni të kënaqur! Me Neptunin në shenjë, do jeni të gatshëm të bini dakord me partnerin tuaj për shumë çështje dhe objektiva.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Ditë e shkëlqyer për ju, sidomos nëse jeni të lirë, me yjet që nxisin dëshirën për udhëtime të shkurtra, larg rutinës së përditshme. Bashkëpunues me miqtë tuaj për aventura të reja. Ekskursione të këndshme në vendet historike.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Hënë indiferente dhe ditë e mërzitshme. Një periudhë reflektimi mund të jetë e nevojshme në nivelet e intuitës, me kusht që të jetë e shkurtër! Një ndryshim i papritur në horizont, por që me kalimin e kohës, do jetë shumë më i dobishëm sesa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: