Dashi 21 Mars – 20 Prill
Me Uranin përkrah Marsit do shihni përpara me entuziazëm duke u përfshirë në iniciativa të reja. Do takoni dikë që ndoshta do ju ndryshojë jetën. Do tërhiqeni pas personave të veçantë, me të cilët do keni mundësi të ndani projekte dhe aktivitete që ju pëlqejnë shumë.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Falë Mërkurit te Peshqit, do jepni një performancë aktive dhe produktive në punën tuaj. Do zbuloni pasione dhe interesa të reja kulturore. Kushtojini vëmendje partnerit tuaj kur flet dhe nëse ka diçka që nuk ju bind, shprehuni sa më qartë.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Për shkak të Saturnit që e keni kundër, në fillim do t’i merrni me përtesë propozimet e një anëtari të familjes, por më vonë do t’i vlerësoni ndryshe. Nuk do të ndryshoni mendim në lidhje me një zgjedhje të dikujt tjetër, por do kërkoni të respektohet një lloj koherence.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Me Mërkurin në favorin tuaj, nuk do ju shpëtojë asgjë nga ajo që po ndodh rreth jush. Do jeni të vëmendshëm dhe të saktë. Përfitoni nga rasti që t’u kushtoheni edhe studimeve. Do ju ofrohen mundësi të mira në fushën tuaj profesionale. Vazhdoni me vendosmëri.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Në familje do ju duhet të fshihni një situatë të pakëndshme, të paktën për momentin. Rrini të qetë: do ia arrini qëllimit tuaj. Në punë do ju thërrasin që të zgjidhni një problem që nuk e keni shkaktuar ju. Përqendrohuni në objektivin tuaj!

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Me Mërkurin armiqësor, do jeni pak të hutuar dhe të prirur të harroni diçka. Ju duhet pak pushim. Merrni pak kohë për t’u çlodhur pa u ndjerë në faj, nëse mundeni. Dëshira juaj do ishte të rrinit në shtëpi pa bërë asgjë, në vend që të humbisni në trafikun e qytetit!

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Me Jupiterin kundër Marsit, shmangni personat që nuk ju meritojnë. Preferoni vetminë në vend të situatave të komplikuara që do ju shkaktojnë vetëm vuajtje. Do përpiqeni të kombinoni sa më mirë detyrat profesionale me nevojat tuaja emocionale dhe ato familjare.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Një epror i juaji nuk arrin të pranojë natyrën tuaj të lirë që ju bën të revoltoheni kur diçka nuk ju pëlqen. Do ju lërë të qetë… Para se të deklaroni dashurinë tuaj për një person, para se të përfshiheni në lojë, kërkoni një lloj konfirmimi.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Sjellja e një të afërmit tuaj mund t’ju zhgënjejë pak, por nuk duhet të shqetësoheni më shumë seç duhet. Shihni përpara dhe mos mendoni shumë për të. Saturni në shenjë do krijojë pengesa që nuk do kenë shumë rëndësi, por që do ju bëjnë të humbisni durimin.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Falë përkrahjes së Hënës te Peshqit, një gënjeshtër e vogël e thënë me qëllim të mirë do t’ju shpëtojë nga një ngatërresë e madhe dhe do qetësojë shpirtin tuaj. Nëse keni ndonjë pakënaqësi, flisni me partnerin.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Me Marsin dashamirës, do gëzoni dinamikën e duhur për të vënë në praktikë ide dhe projekte. Do arrini ta bëni punën tuaj me vendosmëri. Ndërmerrni nisma të reja emocionuese. Kërkoni ndihmën e një mikut tuaj të besuar dhe punoni shumë.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Falë Mërkurit në qiellin tuaj, do shoqëroheni me dikë që ju intrigon, ndoshta më i ri se ju, nga i cili do keni mundësinë të mësoni shumë. Saturni në kuadraturë ndërhyn për t’ju bllokuar me dyshime, vonesa dhe një dozë të tepruar pretendimesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb