Dashi 21 Mars – 20 Prill
Pavarësisht se dikush është përpjekur t’ju pengojë, arrini ta falni e të ecni përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund t’i kishit bërë të kuptonte personit përgjegjës se nuk duhej luajtur me zjarrin, por është e kotë të shohësh mbrapa.

Demi 21 Prill – 20 Maj
Për të mos lënduar familjarët apo miqtë, jeni duke humbur veçoritë e karakterit tuaj. Ka ardhur koha të gjeni një ekuilibër midis vetes dhe të tjerëve. Çojini përpara me vendosmëri idetë tuaja nëse jeni të bindur për ato që thoni.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Nëse nuk do të përfshiheni nga nxitimi dhe ankthi i performancës suaj, një intervistë pune do shkojë mirë dhe do të lini një përshtypje të mirë te të gjithë. Për ta mbajtur llogarinë tuaj bankare aktive, përpiquni të shmangni shpenzimet e kota dhe kufizojini shpenzimet në minimumin e domosdoshëm.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Do të keni të bëni me një person pak kokëfortë. Nuk do ta keni aspak të lehtë që t’i ndryshoni mendjen, por në fund do të jeni shumë të kënaqur. Me gjuhën tuaj do të jeni të aftë të bindni këdo për saktësinë e argumenteve tuaja.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Edhe pse do të keni një rënie të lehtë të energjisë, për pjesën tjetër të ditës mund të rrini të qetë në shtëpi, pa u druajtur se mund t’ju kërkojë dikush. Por nëse ka nevojë për ndihmën tuaj, mos e mohoni, edhe pse do të kishit parapëlqyer të rrinit pa bërë gjë.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Mos e zmadhoni shqetësimin që vjen nga mungesa e harmonisë hënore dhe mos u angazhoni për të mudësuar të ecin përpara shumë detyra. Rezultati do të ishte zhgënjyes. Vendosni përparësi, duke u marrë me një të vetme e duke bërë më të mirën sipas mundësive që keni.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Në këtë moment mund të keni më shumë pretendime ndaj kolegëve, por edhe nga vetja, nëse doni të arrini objektivat e vendosur. Përdorini të gjitha mjetet që keni në dispozicion, për ta çuar anijen në port: ia vlen me të vërtetë barra qiranë.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Me Hënën që ju vëzhgon, ndjeshmëria juaj do të rritet jashtë mase. Ndërkaq bëni kujdes për të mos humbur arsyen thjesht për një gjest. Valë pasioni dhe vështrime shpërfillëse… Përdorini “armët” tuaja me kujdes, në të kundërt do të keni probleme.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione që nuk kanë arsye të jenë. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themele mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Keni zbuluar në personin e dashur një anë, ekzistencën e së cilës e keni shpërfillur? Nuk ka problem, do të shërbejë për ta bërë marrëdhënien tuaj në çift më të plotë! Gjatë kësaj periudhe jeni shumë të shpërqendruar: tregohuni të vëmendshëm nëse do të angazhoheni në atë që bëni.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Do të përfitoni nga një çast lodhjeje të një kolegu për të treguar besnikëri dhe përgjegjshmëri, duke fituar kështu pikë në sytë e shefit. Të përveshni mëngët nuk është problem, aq më tepër nëse e dini që do t’ju shpërblehet bujarisht.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Të ndriçoni të gjitha zonat e errëta që keni gjetur përgjatë rrugës nuk është e lehtë. Është më mirë të përballenime gjërat me radhë, sesa të mbani shumë kunguj nën sqetull. Mos i merrni të gjitha gjërat si të mirëqena dhe shihni përtej asaj çka duket në pamje të parë, për të mos gabuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb