DURRES- Një shtetas iranian është mbytur ditën e djeshme në Manëz. Mësohet se 47-vjeçari me inicialet M.Sh, i cili banonte në Manzë, ishte futur për t’u larë në rezervuarin e fshatit Rrotull, por nuk ka mundur të dalë nga aty.

Policia e Durrësit thotë se mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea, por pa rezultat.

Sakaq, kërkimet kanë vijuar sërish që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
foto2
INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 19.06.2018, në rezervuarin e fshatit Rrotull është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi Iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.

Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea.

Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb