LEZHE– Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni u paraqitën mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohen për abuzim me pronat në Lezhë.

Në këtë seancë, nuk është paraqitur kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, një nga të arrestuarit për tjetërsim të pronave tek Rana e Hedhun. Për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën, Gjok Ndoka, xhaxhai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Gazetarja Vitore Ndoj raporton për “BalkanWeb” se rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij është bërë në ambientet e spitalit. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb