TIRANE- Një 54-vjeçar nga Kavaja ka denoncuar në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, tradhtinë e gruas, të pretenduar nga ana e tij. Ai ka rrëfyer se gruaja e tij, e ka tradhtuar me një të afërm, por nga ana tjetër, vajzat e tij e bashkëshortja e mohojnë këtë gjë. Nga ana tjetër ata pretendojnë se 54-vjecari konsumon pije alkoolike dhe ushtron dhunë.

Njëra nga vajzat e tij, e kontaktuar nga stafi i emisionit ka shpërthyer në lot, dhe duke qarë i kërkon të atit t’i zgjidhë problemet me familjen, dhe të mos tregojë gjëra të kësaj natyre publikisht.

“Babi të lutem, mendo për ne. Ke bërë tre krushqi. Çfarë po thua në televizion, shko e zgjidhi gjërat me familjen, jo kështu”, thotë vajza duke ngashëryer në telefon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: