“Imagjinoni të gjithë njerëzit,
të ndajnë botën me njëri tjetrin,
Ju mund të thonë se unë jam një ëndërrimtar
Por unë nuk jam i vetmi
Unë shpresoj se një ditë ju do të bashkoheni me ne
Dhe bota do të jetojë si një”

FRANCE – Këto janë fjalët e këngës, “Imagine” të John Lennon, e cila u luajt në piano nga një djalë i ri, Davide Martello pak metra larg masakrës së Bataclan, sulmit terrorist në Paris, ku mbetën të vdekur 100 persona.
Djali italo-gjerman e tërhoqi vetë pianon e tij më anë të një biçiklete deri në vendin e quajtur Rue Richard Lenoir dhe nisi të luajë notat e këngës së famshme të këngëtarit legjendar britanik në shenjë solidarizimi për viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste.
Ai arriti të emociononte të pranishmit, të cilët ishin mbledhur për të nderuar viktimat. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb