Harry Kane, sulmuesi i Tottenham, në ndeshjen e luajtur dje kundër Southampton theu rekordin e golave në një vit kalenderik në “Premier League” duke ia kaluar Alan Shearer i cili e mbante atë me 36 gola.

Lidhur me këtë fakt ish-sulmuesi i Newcastle duke folur sot për mediat britanike ka deklaruar se Kane që kapi shifrën e 39 golave më shumë mundësi do të largohet sezonin e ardhshëm nga Tottenham.
shearer
“Ai do të arrijë kulmin e tij kur të shkojë te Barcelona apo Real Madrid vitin tjetër,” shprehet Shearer me shaka.

“Mendoj se interesi i klubeve do të jetë i pashmangshëm. Tottenham është klubi i tij, por nëse ai nuk fiton trofe me siguri do të largohet pas dy apo tre viteve.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb