“Çfarë botërori do të ishte pa mua?!” Ky ishte reagimi i Ibrahimovic pak ditë më parë kur u pet nëse do të ishte pjesë e Suedisë për Botërorin e Rusi 2018.

Por nëse 36-vjeçari në këtë mënyrë ka njoftuar se do të rikthehet për Kupën e Botës i këtij mendimi nuk është trajneri i Suedisë, Janne Andersson. Në një intervistë të fundit për “Bild am Sonntag” ai ka hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

“Kur do ta marrë përfundimisht vendimin e tij është i lutur të më telefonojnë. Në fund të fundit jam unë trajneri i Suedisë dhe e kam unë vendimin final. Për momentin nuk mund të mendoj për hamendësira dhe gjëra që nuk janë konkrete.”

Sigurisht, nuk do të vonojë një tjetër përgjigje “mendjemadhe” e Ibrahimovic…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb