TIRANE– Gazetari Artan Hoxha ka folur gjatë emisionit ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ për Kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Samit Tahiri që i hap më pas rrugën arrestimit të tij si dhe shtyrjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për ditën e nesërme ku pritet të vendoset për ‘fatin’ e Tahirit.

Artan Hoxha tha se shqetësimi i tij më i madh në këtë çështje është fakti se po shpërdorohet një mundësi për të nxjerrë fajtorët e vërtetë të kanabizmit.

“Gjëja që më shqetëson më shumë nga kjo çështje është se po shpërdorohet një mundësi për të nxjerrë fajtorët e kanabizmit të vendit. Mua ma kanë vrarë informatorin dhe kam zbuluar mijëra rrënjë kanabis, por askush nuk më ka thirrur nga Prokuroria apo policia. Unë nuk dua që prokurori i vendit tim t’u japë edhe një mundësi këtyre trafikantëve të shpëtojnë edhe njëherë. Kjo është një mundësi që trafikantët e mëdhenj, s’po them për Habilajt, por po them për këta me kollare në Tiranë që të dënohen. Unë dua që të shoh në burg bosët dhe jo ushtarët. Kjo histori që po ndodh tregon se reforma në drejtësi nuk po shkon si duhet, pasi në burg do shkojnë serish hallexhinjtë”- tha Hoxha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: