TIRANE- Ndeshja e kategorisë së parë Dinamo-Burtrini është shoqëruar me incidente. Mësohet se masazhatori i ekipit të Butrintit ka goditur me grusht arbitrin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në dhomën e arbitrave.

Fill pas kësaj ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariatin nr.2 masazhatorin, ndërsa në pyetje do të merret dhe arbitri i ndeshjes. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, takimi Dinamo-Butrinti përfundoi me rezultatin 1-0.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: