Dyzet persona janë arrestuar, ndërsa 500 të tjerë janë shpëtuar pas një aksioni kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Afrikën perëndimore, ka thënë organizata ndërkombëtare e Interpolit.

Aksioni i Interpolit, është reagim pas një incizimi ku shihen afrikanët që shërbejnë si skllevër në Libi, që njihet si rrugë e fundit për emigrantët për të arritur në Evropë.

Në një deklaratë, Interpoli ka thënë se 500 njerëz, përfshirë 236 të mitur janë shpëtuar në Çad, Mali, Mauritania, Nigeri dhe Senegal.

Ndërsa janë arrestuar dyzet persona të dyshuar si trafikantë.

“Rezultatet e këtij operacioni theksojnë sfidën për të adresuar çështjen e trafikimit me qenie njerëzore në rajonin e Sahel”, tha koordinatori i operacionit.

Dyzet të arrestuarit, përballen me akuza për trafikim me qenie njerëzore dhe shfrytëzim të fëmijëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: