Kryeministri Edi Rama në një intervistë të gjatë për mediat gjermane ka folur në lidhje me arrestimin e te ashtuquajturit “Escobar i Ballkanit”, ndërsa nuk kanë munguar edhe pyetjet për arrestimin e Presidentit Ilir Meta.

Në lidhje me arrestimin e Klement Balilit, kryeministri Rama ka thënë: Unë nuk e di nëse ai vërtet e mban atë nofkë. Ai është një kriminel i kërkuar dhe ne jemi duke punuar me organizatat ndërkombëtare. Por ju lutem gjithashtu mendoni Escobarin e vërtetë. Ai nuk u kap për pak javë. Është e lehtë të vendosësh një vulë në një vend nga disa shembuj të izoluar.

Pyetjes se a duhet të arrestohet presidenti Ilir Meta, Edi Rama i ka dhënë këtë përgjigje: Unë nuk dua të flas për raste individuale. Do të doja të flisja për një sistem gjyqësor në të cilin të gjithë duhet të përgjigjen për veprimet e tyre- qoftë Ministri, Presidenti apo Kryeministri.

Pjesë nga intervista
Z. Kryeministër, le të hedhim një vështrim larg në të ardhmen. Çfarë lloj shteti anëtar i BE-së do të ishte Shqipëria nëse do të hyjë në komunitet?
Edi Rama: Jo i jashtëzakonshëm. Ne jemi një vend i vogël. Ne sjellim përulësi dhe vendosmëri. Ne jemi gjithmonë në vijë të parë kur bëhet fjalë për politikën e jashtme evropiane. Ne marrim pjesë në çdo mision të NATO-s. Ne besojmë në këtë projekt. Por për ne nuk është aq e lehtë sa edhe për vendet e tjera. Bashkimi me BE-në do të thotë që ne të largohemi përgjithmonë nga koha e luftës në Kosovë.

Ka anëtarë që po avancojnë dhe ata që duan të konsolidohen. Si do të sillet Shqipëria kur vjen fjala, për shembull, për një sistem kuotash për shpërndarjen e drejtë të refugjatëve?
Edi Rama: Unë them në çdo rast, edhe nëse ekziston një sistem kuotash, ne do të bëjmë pjesën tonë. Shqipëria ka një histori krenare sepse ka shpëtuar kaq shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë spastrimit etnik në luftën e Kosovës, 500.000 refugjatë erdhën tek ne. Nuk ishte lojë e fëmijësh, por ne e bëmë dhe do ta bëjmë përsëri në çdo rast. Ne aktualisht po mbrojmë mijëra opozitare nga Irani. Për të hapur dyert tona për njerëzit në nevojë është pjesë e ADN-së tonë.
Intervistën e plotë mund ta lexoni ne linkun e meposhtem: http://www.gsh.al/2018/04/29/intervista-arrestimi-i-ilir-metes-dhe-escobarit-te-ballkanit-cfare-thote-edi-rama-deklaratat-e-forta-per-lufte/

Burimi: https://www.n-tv.de/politik/Fuer-uns-geht-es-um-Leben-und-Tod-article20406694.html

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: