Ndoshta nuk janë ndër çiftet më potentë të showbiz-it, por sigurisht është një ndër çiftet më të bukur në botë.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper, të cilët janë së bashku prej dy vitesh dhe prindër të së voglës Lea De Seine, janë fotografuar nga Diva e Donna, gjatë një shëtitjeje në breg të detit në Los Angeles.

Ai me pantallona të shkurtra teksa mban mbi shpatulla vajzën e vogël ndërsa ajo qesh në krah të tyre. Me flokë të mbledhura, syze dielli dhe një fustan të bardhë, Irina shfaqet në super formë dhe e dashuruar në krah të Bradley Cooper.

Modelja ruse duket se ka gjetur lumturinë në krahët e divit të Hollywood-it, pas një raporti 4 vjeçar me futbollistin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb