Modelja Irina Shayk thyen heshtjen dhe flet për lidhjen e saj me Cristiano Ronaldon.
Bukuroshja ruse, Irina Shayk, ka kritikuar ish-të dashurin e saj, portugezin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ajo i tha revistës spanjolle “Hola” në një intervistë se një femër “ndihet e shëmtuar kur ajo ka në krah njeriun e gabuar. Unë jam ndjerë e shëmtuar dhe e pasigurt”.
Ky ishte në sulmi i parë që modelja i bën ish­të dashurit të saj futbollist, raporton “Hola”.
Modelja ruse Irina Shayk gjithashtu nxiti thashetheme se sulmuesi i Real Madridit mund ta ketë tradhëtuar gjatë kohës që ishin bashkë, kur e përshkroi mashkullin e saj ideal si “besnik dhe të sinqertë”.
Ajo ka deklaruar se ishte më mirë për t’i dhënë fund një marrëdhënie, nëse ajo nuk shkon mirë.
Irina tha për “Hola” se Ronaldo nuk ishte mashkulli i saj ideal.

“Nëse ke një lidhje, ajo duhet të jetë e mirë, përndryshe nuk zgjat”, ka thënë Irina.

“Mashkulli ideal? Të jetë besnik, i ndershëm dhe një xhentëlmen i cili di si të respektojë femrat. Unë mendova se e gjeta një, por… jo”, shtoi më tel modelja ruse.

Irina, 29 vjeçe, është një nga modelet më të paguara të momentit dhe pak kohë më parë i dha fund lidhjes 5­vjeçare me 30­vjeçarin CR7.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb