TIRANË- Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se nga ato që ka lexuar nuk ka prova që e fajësojnë Tahirin.

Caka bën ironi me këto deklarata dhe thotë që Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë, edhe më mirë nga Elisa dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Tahirin.

“Kryeprokurori, kryegjyqtari, juristi, Ministri i Brendshëm, ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve, ylli i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e ka studiuar çështjen mirë (edhe më mirë nga Elisa) dhe ka vendosur të shpallë të pafajshëm Saimir Tahirin nga të gjitha akuzat. Çështja mbyllet këtu dhe mos e zgjasni më! Rroftë reforma!”, shkruan Caka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb