Karen McDougal, një ish-modele e revistës Playboy, e cila pretendon se ka pasur lidhje me Donald Trump, thotë se ishte e dashuruar me Presidentin shumë vite më parë.

Në një intervistë televizive, McDougal ka rrëfer për CNN se dyshja kishin bërë sesks të pambrojtur me dhjetëra herë që kur u njohën në 2006-n gjatë lidhjes së tyre 10 mujore.

McDougal, 46 vjeç, tha se ajo dhe Trump kryen marrëdhënie që në takimin e tyre të parë dhe më pas modelja kishte shkuar duke qarë në shtëpi pasi Presidenti i ofroi një shumë të madhe parash.

“Pasi qëndruam në intimitet, ai donte të më paguante. Dhe këtë nuk ja mora për mirë,” tregoi ajo.

“As nuk mund ta përshkruaj fytyrën time kur ai më ofroi paratë. U mërzita shumë dhe normalisht që nuk pranova,” tha McDougal.

Por lidhja e tyre vazhdoi madje Trump i bleu dhe një apartament në Nju Jork si dhuratë Krishtlindjesh.

Karen McDougal (pictured with Donald Trump in 2006 above) says she met the future president at a Playboy Mansion party in 2006, shortly after his wife Melania had given birth to their son Barron

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: