DURRËS- Një 65-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pranga, pasi ishte dënuar me mbi 5 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit pohuan se Skënder Jusufi ishte dënuar në shtetin italian për veprën penale të sipërcituar.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
• Skënder Jusufi 65 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin Nr.10, dt.12.12.2017 ka bërë njohjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit- Bari Itali, ku në ngarkim të shtetasit të mësipërm është caktuar masa e dënimit me 5 vite e 9 muaj e 29 ditë burg për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” parashikuar në nenin 110 të legjislacionit penal Italian dhe 283/2 të Kodit Penal Shqiptar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb