Peruja ishte skuadra e fundit që u bë pjesë e kampionatit Botëror dhe në vendin amerikano-jugor kjo arritje u festua gjatë. Presidenti i vendit e shpalli festë dhe atë ditë u bë pushim zyrtar për administratën, por e gjithë kjo eufori mund të zbehet pasi Peruja rrezikon përjashtimin nga Botërori.

E gjitha kjo nga një ligj i propozuar nga deputetja Paloma Noceda. Ajo kërkon që Federata Peruane e Futbollit të vihet nën kontrollin e një organi shtetëror me funksione ministrore. Por kjo është e ndaluar nga FIFA. Një ligj ky që, nëse miratohet, do të favorizonte Italinë, raporton e përditshmja amerikano-jugore “Libero”.

peruja

Deputetja Paloma Noceda, presidente e Komisionit të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ka paraqitur në Parlament një projektligj që do ta vinte Federatën e Futbollit të Perusë nën kontrollin e Institutit Peruan të Sportit. Që është një organ shtetëror me funksione ministrore. Por rregullorja e FIFA-s e ndalon që federatat të mund të kenë lidhje me qeveritë. Vetë FIFA ka kërkuar sqarime, duke i lajmëruar autoritetet e Perusë për rrezikun që i pret.

Ka shumë mundësi që ky propozim të mbetet i tillë, duke parë se Peru do ta humbte vendin në Kupën e Botës dhe në vend të tyre do të zgjidhej Italia, nëse ligji do të miratohej.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb