Më 18 maj të vitit të kaluar Kryeministri Edi Rama prezantoi Shukri Xhelilin si kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane, duke akuzuar ish-kryetarin se nuk ka bërë asgjë për Dibrën.

“Ato gra që e kanë burrin demokrat kokëshkretë që nuk ha pykë, aty tek kutia e votimit, vota është e fshehtë edhe burri në punë të vetë, gratë në drejtimin e duhur, vetëm në drejtimin e duhur”, ka qenë porosia e Ramës për gratë e Dibrës.

Rama tha se ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, kishte shumë vite që e mban atë post por nuk ka ngulur një goxhdë në këtë qytet.

“Këtu keni një kryebashkiak që u plak në karrige e mazalla se e vuri një goxhdë në këtë qytet. Mirë tani por kur e kishte pushtetin PD çfarë bën këta? Unë në Peshkopi s’kam parë ndonjë punë bashkie vetëm çfarë mund të bëjnë njërëzit vetë”,- ka thënë Rama.

Më tej, kryeministri tha se qytetarët në këto zgjedhje duhet të votojnë kandidatin që iu përmirëson jetën atyre. “Zgjedhjet nuk bëhen për shkopin e Flamurit të PD, por për përmirësimin e jetës së familjeve shqiptare. Pyetja që duhet ti bëjmë vetes është për çfarë do votojmë më 21 Qershor, se kush na jep më shumë besim, kandidatët e SHQUPI-t, apo ne që do vëmë në vijë shërbimin e ujit të pijshëm, do ketë transport do marrë fund historia e çdo komune me furgonët e vetë, që të mbarojë historia e plehrave”,-shtoi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: