Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker paraqiti sot disa sugjerime për zhvillimin e zgjedhjeve europiane të 2019, duke mbështetur sistemin e kandidatëve ‘’kryesues në listë” në garën për postin e drejtuesit të ri të Komisionit.

“Eksperienca që patën për herë të parë në 2014 ka funksionuar më së miri’’, sqaroi Juncker në prani të medias për të prezantuar propozimet e Komisionit.

Propozimet do t’i kalojnë liderëve të 27 shteteve të BE-së (pa Britaninë e Madhe) të cilët do të mblidhen në një takim jozyrtar më 23 shkurt për të diskutuar për reformat e mundshme institucionale në planin e zgjedhjeve të 2019. I takon atyre për të thënë fjalën e fundit në lidhje me ndryshime të mundshme, njofton ata.

Zgjedhjet e planifikuara mes 23 dhe 26 majit do të rinovojnë një Parlament Europian pa praninë e deputetëve britanikë.

(BalkanWeb)