Nuk është vetëm Inter në gjurmët e Mehdi Benatia. Juventus është duke punuar në fshehtësi të madhe për qendërmbrojtësin e Bayern Munchen. Futbollisti maroken është duke menduar të largohet nga gjermania pas një sezoni që e kishte shumë të vështirë të përshtatej dhe të dhuronte ndeshje në nivele të larta. Kontaktet e Juventusit me agjentin e ish lojtarit të Romës janë të vazhdueshme edhe pse sekrete. Paga e lojtarit, 3 milion euro në sezon, dhe vlera e kartonit 20 milion euro, nuk janë një problem për kampionët e Italisë. Benatia është një lojtarë me shumë eksperiencë, e njeh futbollin italian dhe do ishte i gatshëm menjëherë ti jepte një dorë Juventusit. Një tjetër objektiv i “Zonjës” është edhe Kevin de Bruyne. Mesfushori i Wolfsburg pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezi por fillimisht ata duhet të thyejnë konkurrencën e fortë të Bayern Munchen dhe Man.City, dy klube që prej kohesh janë vënë në ndjekje të vogëlushit belg.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb