Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ka ‘paqe’ në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Flamurtari ndajnë pikët (Video)

vllaznia-flamurtari

Në “Loro Boriçi” Vllaznia ka zhvilluar sot takimin e javës së 5 të Superligës ku është përballur me Flamurtarin. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 kundër të besuarve të Shpëtim Duros.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Vlora me anë të Bushiç që në minutën e 16-të nuk fali para portierit. Dukej sikur pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, por në minutën e dytë shtesë Olsi Gocaj do të ekzekutonte saktë 11-metsrhin e fituar duke nisur edhe një herë gjithçka nga fillimi.

45-së minutat e dyta të dy skuadrat nuk dhuruan shumë për të marrë fitoren duke sjellë që në fund të ndanin pikët. Pas 5 ndeshjesh në kampionat, Vllaznia renditet në vendin e 7-të me 5-së pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e 3-të me 8-të pikë.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Tafili, Bardulla, Hasani, Çinari, Lika, Ribaj
Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Useini, Sidibe, Pollozhani, Zhufo, Alvesh, Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: Olsi Sokoli
KV: Mersini 21′
/PanoramaSport/


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .