Një statujë shtatë metra e gjysmë e lartë, që tregon Mihail Kalashnikovin, i cili mban në dorë armën vdekjeprurëse të shpikur nga vetë ai, automatikun e famshëm që mban edhe emrin e tij, u inaugurua sot në mëngjes në qendër të Moskës.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë e bija, Jelena Kalashnikova dhe ministri i Kulturës, Vladimir Medinski.

”Kalashnikovi është marka kulturore e Rusisë”, deklaroi Medinski.

Monumenti i Mihail Kalashnikovit, i cili vdiq në vitin 2013, në moshën 94-vjeçare, u realizua nga Salavat Shçerbakovi dhe kushtoi më shumë se 500 000 dollarë.

Gjatë ceremonisë u ndalua një person, i cili mbante një pankartë ku ishte shkruar “Konstruktor armësh baraz konstruktor vdekjesh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: