Një 18-vjeçar me origjinë sllave i quajtur Jhonny Sulejmanoviç u ekzekutua me tre plumba në orët e para të së premtes në Milano. Mediat italiane shkruajnë se viktima ka marrë tre plumba në gjoks.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë tregut të zarzavateve në qytetin e Milanos. Djali ka qenë në furgon, kur i janë afruar disa të rinj me armë në dorë dhe e vranë, shkruajnë mediat e huaja.

I riu është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo ndërroi jetë gjatë rrugës. Ai ka qenë në furgon me bashkëshorten. Kjo e fundit nuk ka marrë ndonjë plagë, por është në gjendje shoku, në lidhje me atë që ka ndodhur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb