GREQI– Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi janë kapur me një çantë me drogë. Operacioni është zhvilluar në mesnatë në Molivdhoskepasto nga policia greke. Mësohet se shtetasit shqiptarë kanë kaluar kufirin Shqipëri-Greqi në këmbë, teksa transportonin çantën me drogë.

Dy shqiptarët 26 dhe 37 vjeç janë pikasur nga policia, dhe janë vënë në pranga.

Sakaq, është sekuestruar çanta e cila përmbante 6 pako me 6 kg 250 gramë marijuanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: