Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të pandehurit e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine, duke kërkuar dënime deri në 15 vite burg.

Kështu, për Aldi Zonjën është kërkuar dënimi me 14 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 9 vite e 4 muaj burg. Për Artion Çaushllarin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar.

Nga 14 vite burg janë kërkuar për Geis Sejfullain, Ismail Abdurahmanin, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Seranon, dënime që me gjykim të shkurtuar ulen në 9 vite e 4 muaj burg, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Për K. Birce dhe H. L. Narvaez janë kërkuar përkatësisht 13 vite dhe 8 vite e 8 muaj burg, si dhe 4 vite burg. Ndërkohë, për Endi Sejdinin, Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 8 vite, ndërsa për Baki Huqin janë kërkuar 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Këto janë dënimet e kërkuara nga Prokuroria e Posaçme në pretencë, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb