TIRANE- Pas zbardhjes së përgjimit mes të arrestuarit për drogë në Itali, Moisi Habilajt dhe dy trafikantëve të tjerë se në qendrën e kontrollit të radarëve kishte miq, ka reaguar ashpër ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut theksoi se me urdhër të Ramës, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u kishte besuar bandave të drogës qendrat e radarëve. Mes të tjerash Berisha thekson se e vetmja zgjidhje është rrëzimi i kryeministrit Rama.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetar ky eshte narkoshteti!
Ne Narkoshtetin e Norieges, sipas pergjimeve te partnereve italiane, per kontrollin e radareve te detit me urdher te Norieges, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emeruar njerez te tyre ne qendren e radareve.
Vetem rrezimi i Norieges do te shpetoje shqiptaret nga narkoshteti i tij! Lexoni shkrimin e meposhtem. sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb