Kancelarja gjermane Angela Merkel do kandidojë për një mandat të katërt. Lajmi konfirmohet nga Norbert Roettgen, përfaqësues nga Bashkimi Kristian Demokrat, gjatë një interviste për CNN.

“Merkel do kandidojë për një tjetër mandat, pasi është e gatshme të kontribuojë për të mirën e Gjermanisë.”- ka thënë Norbert Roettgen.

Gjermanët kanë qenë në pritje prej disa kohësh, pasi nuk e kanë të qartë faktin nëse Merkel do të kandidojë një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Një pjesë e madhe e elektoratit gjerman janë në kërkim të stabilitetit, në kohën kur Britania votoi pro largimit nga BE-ja, fitorja e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe rritja e lëvizjeve populiste në disa vende evropiane.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: