Kapiteni i skuadrës së Beneventos, Fabio Lucioni, rrezikon deri në katër vite përjashtim nga futbolli. Mbrojtësi 29-vjeçar në përfundim të ndeshjes së humbur 1-0 kundër Torinos ka kryer testin anti-doping nga ku ka rezultuar pozitiv.

“Sky Sport” raporton se testet janë kryer nga “Nado Italia” dhe substanca e ndaluar në trupin e Lucioni quhet “Clostebol”. Ai pritej të ishte në fushë këtë fundjavë në sfidën kundër Crotone-s të dielën, por për shkak se rezultoi pozitiv në doping ai do të mungojë.

“Sky Sport” raporton gjithashtu se për futbollistin e Benevento-s në ditët në vazhdim do të merret vendimi për skualifikimin e tij nga ku rrezikon 1-4 vite pezullim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb