KAPSHTICE- Një rast i trafikut ndërkombëtar të narkotikëve është goditur ditën e sotme nga Policia Kufitare e Kapshticës. Rreth 1.2 litra vaj hashashi janë gjetur në një makinë e cila po tentonte të kalonte drejt Greqisë.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia në automjetin tip “Benz” me targë AA728IO, janë gjetur të fshehura në sediljen e makinës dy shishe me vaj hashashi.

Pas kësaj, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Kostandin Riza, 39 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë së Kapshticës, vlera e shisheve të sekuestruara me vaj hashashi arrin deri në 12 mijë euro.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale për veprën penale: “Mbajtje dhe trafikim i lëndëve narkotike”,parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb