Carles Puigdemont ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.

Udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka njoftuar se rajoni të cilit ai drejton ka fituar të drejtën për pavarësi nga Spanja, pas referendumit të zhvilluar sot.

Ai ka thënë se rezultatet e votimit, të cilat nuk janë shpallur ende, do t’i dërgohen parlamentit katalonas, për të vazhduar me procedurat e tjera.

“Ne, katalanët, e kemi fituar të drejtën për t’u dëgjuar në Evropë”, ka thënë Puigdemont, duke iu drejtuar direkt Bashkimit Evropian. “Qytetarët e Katalonisë e kanë fituar të drejtën të kenë një shtet të pavarur”, është shprehur ai, në një konferencë për media, të mbajtur një orë para mesnatës, të dielën.

Qindra njerëz janë lënduar në referendumin e sotëm pasi policia ka provuar ta bllokojë atë, duke përdorur shkopinj dhe plumba gome mbi votuesit. Qeveria Spanjolle ka lutur qytetarët që ta bojkotojnë referendumin, mbajtja e të cilit ishte shpallur anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Policia gjatë ditës ia ka arritur të ndalë disa njerëz të hedhin votën e tyre, gjithashtu ka mbyllur disa vendvotime dhe ka shkatërruar disa kuti votimi. Rezultati i referendumit ende nuk ka dalur zyrtarisht.
Image
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb